logo
Login to Academy
logo
ECU / TCU Remapping
Kurs i avancuar: Rimapime ECU Benzinë me STAGEX
Teacher
Luli Kucova
Rruga Tropoja, Tiranë 1100, Albania
09 May 2026 - 10 May 2026
07:00 AM - 03:00 PM (your local time)
al
image_course_preview

Kurs i nivelit të avancuar i dedikuar për rimapimin e njësive të kontrollit elektronik (ECU) për automjetet me benzinë.

Një program intensiv trajnimi dy-ditor (16 orë gjithsej), që do të zhvillohet në kompanin USA Auto Diagnostic dhe i relizuar për ata që duan të fitojnë kompetenca profesionale në rimapimin e motorëve benzinë. I dedikuar profesionistëve të rikalibrimit që dëshirojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre dhe të thellojnë përdorimin e softuerëve kryesorë dhe mjeteve të matjes të dedikuara për automjetet me benzinë.

Kursi kombinon një pjesë teorike dhe një pjesë tekniko-praktike, me teste reale mbi automjete, për t’u mundësuar pjesëmarrësve të aplikojnë drejtpërdrejt njohuritë e fituara dhe të zhvillojnë një qasje operative të plotë dhe profesionale.

Parakushtet

Të zotërohen njohuri bazë mbi funksionimin e motorëve me benzinë.

Të ketë familjaritet me njësitë elektronike të kontrollit (ECU) dhe me operacionet e leximit dhe shkrimit të skedarëve.

Të ketë përvojë në përdorimin e mjeteve të programimit dhe të softuerëve kryesorë për rimapim.

Objektivat e trajnimit

Të kuptohet funksionimi i hartave kryesore të menaxhimit të motorit me benzinë.

Të analizohen dhe modifikohen skedarët e ECU duke përdorur softuerë të dedikuar për rikalibrim, si StageX.

Të interpretohen saktë të dhënat nga testet në bankën e fuqisë, si Dynomag Hub.

Të krahasohen dhe kuptohen rezultatet para dhe pas rimapimit.

Të aplikohen procedura të sigurta për modifikimin e skedarëve të ECU (Stage 1).

Programi

Dita 1 – Bazat e motorëve me benzinë dhe parimet e kalibrimit

Paradite (9:00 – 13:00)

Hyrje në menaxhimin elektronik të motorëve modernë me benzinë.

Parimet e funksionimit të motorit me djegie të brendshme (benzinë).

Analiza e humbjeve kryesore energjetike të motorit.

Parametrat themelorë:

  • lambda
  • temperatura e gazrave të shkarkimit (EGT)
  • avancimi i ndezjes
  • presioni në kolektor dhe rrjedha e ajrit (MAP / MAF)
  • rrotullimet e motorit (RPM)

Pushim dreke (13:00 – 14:00)

Pasdite (14:00 – 17:00)

Analiza e detonacionit (knock):

  • shkaqet
  • efektet në motor
  • strategjitë e parandalimit

Rëndësia e numrit oktanik në motorët me performancë të lartë.

Strategjitë e injektimit dhe ndezjes.

Studimi i avancimit të ndezjes dhe ndikimi në djegie.

Shembuj praktikë sipas:

  • rrotullimeve të motorit
  • ngarkesës së motorit
  • kushteve operative

Dita 2 – Analiza e hartave ECU dhe strategjitë e modifikimit

Paradite (9:00 – 13:00)

Hyrje në kalibrimin e ECU për motorë turbo benzine.

Analizë reale mbi ECU Bosch MG1CS011

Studimi i hartave kryesore:

  • ngarkesa maksimale e ajrit
  • çift rrotullues maksimal
  • ngarkesa e kërkuar

Llogaritja e lidhjes mes ngarkesës, çiftit dhe presionit turbo.

Strategjitë e kërkesës për çift rrotullues.

Menaxhimi i kufizuesve të çiftit.

Pushim dreke (13:00 – 14:00)

Pasdite (14:00 – 17:00)

Strategjitë e presionit turbo:

  • presioni i dëshiruar
  • kufizuesit
  • diagnostika e kontrollit

Menaxhimi i:

  • valvulës së gazit
  • kufizuesve të rrotullimeve
  • kufizuesve të shpejtësisë

Hyrje në Pop & Bang dhe strategjitë Decat / OPF off.

Parametrat kryesorë për një kalibrim të plotë.

Diskutim final dhe analizë e rezultateve.

Ky kurs përfaqëson një mundësi konkrete për zhvillimin e aftësive praktike dhe përmirësimin e cilësisë së punës suaj. Njohuritë e fituara do t’i lejojnë pjesëmarrësit të operojnë me më shumë autonomi dhe vetëdije në rimapim dhe zhvillim kalibrimesh për ECU benzine.

The course includes
Final certification
Tech support
Training material
Training with tutor
After the purchase, you will receive a link to your email address with all the information to participate in the course.
Contacts
autofiles24@gmail.com
Share on social media