-lg.jpg)
Përshkrimi i Kursit
Merrni pjesë në një trajnim të avancuar online mbi sistemet Immobilizer të Mercedes-Benz, i dedikuar edhe për automjetet e prodhuara pas vitit 2015, të pajisura me teknologjinë FBS4.
Ky kurs ofron njohuri të thelluara teorike mbi procedurat kryesore për diagnostikimin, zëvendësimin, riparimin dhe programimin e moduleve elektronike si ECU, TCU, ISM, EZS dhe ESL.
Kursi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.
E rëndësishme: Programimi i çelësave FBS4 nuk përfshihet si pjesë formuese e këtij trajnimi.
PËRMBLEDHJE E PROGRAMIT
Sistemi FBS1
- Struktura dhe përbërësit kryesorë
- Funksionimi bazë i sistemit
- Diagnostikimi dhe problemet më të zakonshme
- Procedurat bazë të riprogramimit
Sistemi FBS2 dhe variantet
- Karakteristikat kryesore të FBS2
- Arkitektura e sistemit
- Teknologjia e transponderëve dhe çelësave elektronikë
- Komunikimi ndërmjet çelësit, njësisë ECU dhe sistemit Immobilizer
- Diagnostikimi i çelësave dhe teknikat e riprogramimit
Sistemi FBS3
- Dallimet kryesore midis FBS2 dhe FBS3
- Hyrje në arkitekturën e sistemit FBS3
- Funksionimi dhe nivelet e avancuara të sigurisë
- Komponentët kryesorë: Smart Key, moduli EZS, ECU dhe ESL
- Komunikimi i enkriptuar dhe algoritmet e sigurisë
- Riparimi dhe programimi i modulit ESL
- Programimi i ECU, TCU dhe ISM
- Klonimi, rivendosja dhe programimi i EZS
- Identifikimi i të dhënave IMMO në modulet Mercedes-Benz
- Diagnostikim i avancuar dhe procedura për zëvendësimin e komponentëve
- Defektet më të shpeshta dhe strategjitë e riparimit
Sistemi FBS4
- Hyrje në sistemin FBS4 dhe tendencat e ardhshme
- Karakteristikat e avancuara dhe përmirësimet krahasuar me FBS3
- Funksionimi bazë i sistemit FBS4
- Komunikimi i enkriptuar ndërmjet komponentëve
- Llojet e reja të moduleve të sigurisë
- Diagnostikimi dhe procedurat e riparimit
- Prezantim i funksioneve dhe zgjidhjeve të reja të disponueshme në sistemet FBS4
Mbështetje pas trajnimit
Në përfundim të kursit, të gjithë pjesëmarrësit do të bëhen pjesë e një grupi të dedikuar WhatsApp, i moderuar nga teknicienët e Magicmotorsport, ku do të përfitojnë:
- 3 muaj mbështetje teknike pas trajnimit
- Mundësi për të ndarë pyetje, raste reale dhe problematika teknike
- Shkëmbim eksperience me pjesëmarrës të tjerë
Certifikimi
- Në përfundim të trajnimit, secilit pjesëmarrës do t’i lëshohet një Certifikate Pjesëmarrjeje, e lëshuarë nga Magicmotorsport.
